Lajme

Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 30 April 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë të ftuar janë Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kurse Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera