Lajme

Lipjan: Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe s’kthehet më në punë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 13 May 2022

Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Polici se një punëtor i firmës së tij, i ka marrë 11 mijë euro gjatë shpërndarjes së mallit dhe më s’është lajmëruar në punë.

Nuk raportohet për të arrestuar, derisa Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera