Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025
Autori: Gazeta inFokus
15:21 | 04 March 2026
Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi është renditur si lojtari më vendimtar i vitit 2025.
Ylli argjentinas nuk ka zhgënjyer, duke e bërë diferencën në çdo ndeshje të madhe ku ka luajtur.
Analistët e futbollit dhe statistikat e avancuara të CIES – vëzhgues i futbollit, konfirmojnë se Messi ka qenë vendimtar jo vetëm për golat dhe asistet e tij, por edhe për ritmin e lojës, vendimet strategjike në fushë dhe mënyrën se si e ka organizuar ekipin në momentet më kritike, shkruan Gazeta Express.
Messi, megjithëse tashmë me një karrierë të gjatë dhe të pasur me suksese, ka treguar se mosha nuk është barrierë: vazhdon të dominojë në MLS me Inter Miamin dhe të influencojë ndeshjet me prezencën e tij unike, duke u renditur gjithashtu shumë lartë në analizat globale të futbollit.
Statistikat flasin qartë: performanca e tij ka qenë vendimtare në çdo ndeshje të madhe të sezonit, duke lënë pas lojtarë të rinj dhe yje të tjerë që gjithashtu e kishin një sezon të mirë.
Kombinimi i aftësisë për të shënuar, për të asistuar dhe për ta kontrolluar lojën e kanë bërë atë lojtarin më të rëndësishëm për vitin 2025.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë në këtë periudhë i pati 59 ndeshje në të cilat kontribuoi direkt në gol (37 gola e 22 asistime), ndërsa i mori 66,3 pikë në total.
Përkrah tij gjendet Kylian Mbappe i Real Madridit, i cili i kishte në total 41, mes golash dhe asistimesh, ndërsa i grumbulloi 65,4 pikë
Bayern Munichu i mbulon pozitat tre dhe katër me anglezin Harry Kane (64,5 pikë) dhe francezin Michael Olise (54,9).
Në mesin e të rinjve spikat emri i Lamine Yamal të Barcelonës, i cili i kishte 18 gola dhe 11 asistime me një total prej 46 pikësh.
I vetmi lojtar tjetër U-23 prezent në listë ishte Franculino Dju i Midtyjlland me 27,1 pikë.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...


































