Limaj: Qeveria e papërgatitur për dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
19:07 | 19 April 2022
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, vlerëson se Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, shtuar se qeveria e tanishme është e përgatitur për këtë proces.
“Siç e dimë kjo marrëveshje vjen pas dy zhvillimeve të jashtëzakonshme në Kosovës – shpallja e pavarësisë më 2008 dhe pastaj vendimi Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë. Pas saj Asambleja e Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar Bashkimin Evropian që të fillojë bisedimet me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet siç janë quajtur në atë kohë. Me intensitet të ndryshme bisedimet kanë vazhduar deri më sot. Tash e nëntë vite nuk ka pasë ndonjë rezultat konkret apo të dëshiruara, është në interes të Kosovës ky dialog”, është shprehur Limaj.
Për të dialogu pas pavarësisë është një dialog i komplikuar, dhe nuk është i lehtë.
“Janë negociatat që zhvillohen brenda dy vendeve. Objektivi i Serbisë në drejtim të Kosovës nuk është thjesht për të përmbyllur një dialog, por për të minuar pavarësinë e Kosovës. Ne kemi nevojë për një përmbyllje të dialogut me Serbinë jo thjesht për marrëdhënie Kosovë-Serbi, por për fatin e zhvillimit të vendit tonë, integrimin e vendit në institucione ndërkombëtare”, shtoi ai.
“Kjo qeveri ka historinë e vet, kjo qeveri ka mohuar në vazhdimësi të arriturat e vendit, prej Rambujesë deri te dialogu me Serbinë, duke mohuar negociatat dhe duke qenë kundër tyre. Duke njohur këtë parahistori, duke qenë tani në qeveri kjo qeverisje me këtë të kaluar të tillë, ka kaluar në një format tjetër duke e pranuar dialogun por duke e pranuar dialogun me një logjikë krejt tjetër. Ka mohuar çka është arritur dhe duke tentuar të fillojë diçka nga e reja, e shoh si një sjellje jo serioze, me njerëz të papërgatitur që nuk e marrin mundimin për të kuptuar seriozitetin e çështjes”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...