Ligji për Paga në Kushtetuese, LDK-ja pret që Gjykata ta rrëzojë këtë ligj

Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 08 April 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka mirëpritur veprimin e Avokatit të Popullit për dërgimin e Ligjit për pagat në sektorin publik në Gjykatën Kushtetuese. Nga kjo parti presin që Kushtetuesja të rrëzojë këtë ligj i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti.
Avokati i Popullit kishte pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik në lidhje me këtë ligj prandaj e dërgoi të premten në Kushtetuese, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Ankesat e pranuara u tha se kishin të bënin kryesisht me uljen e koeficienteve, rrjedhimisht me zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave apo trajtimin joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj.
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri tha se Qeveria e Kosovës jo vetëm që dështoi të rrisë pagat në sektorin publik, por bëri padrejtësi të madhe përmes Ligjit të pagave tek punëtorët e këtij sektori.
Ai beson se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë këtë ligj në mënyrë që punonjësit në sektorin publik të kenë paga të dinjitetshme dhe të mos ketë diskriminime mes tyre.
“Kjo qeveri jo që vetëm dështojë të rrisë pagat në sektorin publik ashtu siç ishte kërkesë e punëtorëve në sektorin publik por edhe bëri padrejtësi të mëdha me Ligjin e pagave duke krijuar një disharmoni dhe duke shkelur të drejtat e punëtorëve në sektorin publik… Ne besojmë që Gjykata Kushtetuese do të jap drejtësi, do të rrëzojë këtë ligj dhe do të ruajë të drejtat e punëtorëve në sektorin publik në atë mënyrë që paga e tyre të jetë e dinjitetshme për punën që ata e bëjnë dhe po ashtu të mos ketë kaq shumë diskriminime në sektorin publik ashtu siç ka propozuar kjo qeveri. Prandaj, ne presim që Gjykata Kushtetuese ta kthejë prapa është këtë ligj duke vërtetuar edhe njëherë se kjo qeveri vazhdon të jetë një shkelëse serike, përsëriste, recidiviste e Kushtetutës”, thotë Tahiri.
Sipas Tahirit, institucioni i Avokatit të Popullit ka gjetur mjaftueshëm elemente që tregojnë se Ligji për paga ka shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ai thotë se ky ligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga një Avokat i Popullit qe është zgjedhur nga kjo qeveri.
“Avokati i Popullit ka gjetur mjaftueshëm elemente se ka shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut që ky ligj të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Është ky Avokat i Popullit që është emëruar nga kjo qeveri, jo nga një qeveri tjetër, edhe njëherë Gjykata Kushtetuese do të konfirmojë se Qeveria e Kosovës është për fat të keq recidiviste kur është fjala për shkeljen e Kushtetutës”, tha ai.
Me Ligjin për paga, vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik është caktuar të jetë 105 euro, gjë që ngjalli reagime të shumta, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve qeveritarë se pati rritje.
Më 5 shkurt 2023, pas një procesi, i cili, sipas Avokatit të Popullit, nuk ka qenë një proces transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik, Ligji për paga ka hyrë në fuqi./KP

Të tjera
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...
-
Trump lavdëron Merz: Një njeri dhe përfaqësues shumë i mirë i Gjermanisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka lavdëruar...
-
Më 15 korrik shpallet aktgjykimi në shkallë të dytë ndaj Pjetër Shalës
Më 15 korrik 2025 është planifikuar qe të bahet seanca e apelit ku pritet të ...
-
A e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma? Përgjigjet Statovci
Deputetja e betuar nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk ka asgjë rea...
-
Tre të lënduar pas aksidentit mes tri veturave në Dobrush të Istogut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur r...
-
Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i c...
-
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së me të akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Vse...
-
SHBA kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë 26 vite më parë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një fotografi historike n...
-
Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e Kosovës drejt agjendës euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një grupi organiza...
-
AAK prezanton disa nga kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale
AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komuna...