Lajme

AAK prezanton disa nga kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 05 June 2025

AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.

Sipas njoftimit të kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, kandidaturat u miratuan me vota unanime.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

-Advertisement-

  • Në Gjakovë: Ardian Gjini
  • Në Pejë: Ali Berisha
  • Në Suharekë: Bali Muharremaj
  • Në Rahovec: Smajl Latifi
  • Në Klinë: Zenun Elezaj
  • Në Deçan: Bashkim Ramosaj
  • Në Prishtinë: Bekë Berisha
  • Në Artanë: Ajet Avdyli

Haradinaj bën të ditur se gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera