Sport

Liga e femrave në futboll nis pa skuadrën më të mirë të viteve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 24 August 2018

Klubi ndër më të mirët në vend, Hajvalia nuk do të jetë pjesë e edicionit të ri të Ligës së femrave në futboll. Hajvalia është tërhequr nga garat dhe nuk ka qenë e përfshirë në shortin e hedhur të enjten për edicionin 2018\2019.

Në vend të Hajvalisë dhe skuadrës tjetër të tërhequr nga garat, 13 Qershori, do të bëjnë gara Ferronikeli dhe Jakova.

Në klubin dy herë kampion dhe dy herë fitues të Kupës së Kosovës, thonë se janë tërhequr për shkak të mospajtimeve që kishin në edicionin e kaluar.

-Advertisement-

Në fakt në edicionin e kaluar të ligës së femrave Hajvalia ishte e para në bazë të pikëve dhe golaverazhit. Por FFK-ja pati vendosur që fituesi i titullit të përcaktohet me një ndeshje shtesë ndërmjet Hajvalisë dhe Mitrovicës, meqë të dyja ekipet gjatë kampionatit të rregullt mposhtnin ekipet kundërshtare me shumë gola, për ta rregulluar golaverazhin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera