Lajme

Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 15 July 2026

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është hapur për qarkullim.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet në këtë rrugë kanë përfunduar dhe tashmë ajo është e qasshme për automjetet dhe qytetarët.

“U kry. Lëshohet për qarkullim në rrugën “Fehmi Lladrovci”, ka shkruar Rama në njoftimin e tij.

-Advertisement-

Komuna e Prishtinës njoftoi dy ditë më parë se do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i kësaj rruge.

Sipas njoftimit të Komunës në Facebook, mbyllja do të ishte në fuqi nga 13 korriku, në orën 20:00, deri më 16 korrik, në orën 20:00, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizoheshin nga Drejtoria e Investimeve Kapitale

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy