Lajme

Lëndohet një vajzë me trotinet, aksidentohet me veturën

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 August 2022

Mbrëmë në rrugën “Ibrahim Rugova” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull dhe një trotineti që drejtohej nga viktima femër.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një trotinet që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera