Legjenda e Liverpool kritikon ashpër Nunez pas gafës me portën e boshatisur: Ka shumë mangësi!
Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 06 October 2023
Liverpool fitoi 2-0 në ndeshjen e Europa League ndaj belgëve të Royale Union teksa golat u shënuan nga Gravenberch dhe Jota. Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë pasi “The Reds” i patën shanset, por i shpërdoruan.
Një rast flagrant ishte edhe ai i Darwin Nunez që gaboi me portën e boshatisur pas një asisti perfekt të Salah. Në analizën pas ndeshjes, uruguaiani nuk i shpëtoi kritikave të një legjende të Liverpool si Michael Owen. Ish-sulmuesi u shpreh se Nunez ka shumë defekte në lojën e tij dhe se Klopp i duhet punë për t’i marrë më të mirën 24-vjeçarit.
“Nuk e di çfarë ndodh me Nunez, nuk e kuptoj nëse është mungesa e besimit, mungesa e aftësisë apo mungesa e përqëndrimit. Në teori, pjesa më e madhe e lojtarëve profesionistë e shënojnë një rast të tillë. Por, tashmë asgjë që bën Nunez në fushë nuk më surprizon më. Ai ndonjëherë luan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ndonjëherë bën gafa të tilla.
Ka shumë defekte në lojën e tij. Nunez e ka materialin për t’u bërë një lojtar shumë i mirë, por ka nevojë për shumë punë dhe i duhet ende të fitojë eksperiencë. Kur një klub shpenzon aq shumë para për një lojtar, unë pres që të ketë marrë një futbollist të kompletuar. Ndoshta Nunez përsërit rastin e Drogba pasi edhe ai vuajti në fillim, por mbetet për t’u parë”, u shpreh Owen.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































