Rozë

Learta pritet të lindë së shpejti? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 17 July 2017

Learta Jakupi është ndër nuset më të përfolura në mediet rozë.

Reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli së shpejti pritet të përjetoj ndjenjën më të bukur atë të të bërit nënë për herë të parë, transmeton Gazeta Express.

Learta shtatzëninë e saj në fillim ishte munduar ta mbajë të fshehur. Mirëpo kjo ‘fshehje’, nuk zgjati shumë pasi asaj filloi t’i rritet barku.

-Advertisement-

Nusja e bukur e shtëpisë ka realizuar një set fotografik gjatë periudhës së shtatzënisë në të cilat duket shumë bukur.

Por së fundmi Learta si duket po zbulon një detaj.

Në një fotografi që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram , mbishkrim ka lënë një shenjë të horoskopit që simbolizon Luanin.

Sipas kësaj Learta na lë të kuptojmë se ndoshta koha e lindjes së saj mund të jetë afruar dhe se pritja e ëmbël për të përfundon në muajin gusht.

Mirëpo kjo gjë mbetët të shihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera