Leao i ikën nga takimi i Maldinit, ndërpriten bisedimet për rinovimin e kontratës

Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 31 January 2023
Nuk ka asnjë avancim në bisedimet për rinovim të kontratës së Rafael Leaos me Milanin pas ofertës së fundit të klubit.
Kontrata e yllit portugez skadon me kuqezinjtë në qershor të vitit 2024 dhe klubi ka qenë i prirur ta lidhë atë me një marrëveshje të re. Pas Kupës së Botës në Katar, Milani i ofroi Leaos një kontratë afatgjatë me vlerë rreth 7 milionë euro neto në sezon, duke shpresuar se ky do të ishte hapi i nevojshëm për të gjetur një marrëveshje.
Por, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Milani nuk ka arritur të përparojë në bisedimet për rinovimin e kontratës me Leaon pas ofertës së tyre të fundit, me çështjen e klauzolës së lirimit që po rezulton të jetë problematike, përcjellë KosovaPress.
Klauzola aktuale e lirimit të 23-vjeçarit është 150 milionë euro dhe ai do të donte që ajo të përgjysmohej në rreth 70-80 milionë euro në marrëveshjen e re. Klubi, nga ana tjetër, do të preferonte ta heqë atë tërësisht dhe nuk ka ndërmend të përgjysmojë klauzolën aktuale.
Tensionet thuhet se janë të larta mes lojtarit dhe drejtorit Paolo Maldini dhe takimi i tyre i fundit ballë për ballë përfundoi papritur.

Të tjera
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...
-
Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër”
Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në ma...
-
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
ë Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të...
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...