Lajme

LDK: Qeveria Kurti e paaftë dhe arrogante

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 24 January 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar siç thonë ata dështimet e Qeverisë Kurti.

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi duke folur para mediave, tha se këto dështime burimin e kanë në paaftësinë dhe arrogancën e numrave të kësaj qeverie.

Tri gabimet që duhet të shmangni për të bërë foton perfekteTë vogla, por me vlera të çmuara: Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditëGuardiola mund të marrë një vendim tronditës në rast se City shpallet fajtor për shkelj…Ish-efektivi i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarriDebati për të brendshmet në BBVA, shikuesit dyshojnë se Juli dhe Egla po aktrojnë duke …

-Advertisement-

“Sot po paraqesim një pjesë të dështimeve të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit. Këto dështime, që burimin e kanë në paaftësinë dhe arrogancën e numrave, po i paguajnë shumë shtrenjtë qytetarët e vendit”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka shtuar Kurti është duke vazhduar ti paraqes si rekorde edhe dështimet me Inflacioni, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.

“E thash që kryeministri vazhdon ti paraqes si rekorde dështimet si Inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por në vend do ishte më ndryshu nëse qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar tek qytetarët”, deklaroi Rukiqi.

Tutje ai tha se 100 euro të vitit 2020, sot kanë vlerën e 81,65euro.

Rukiqi foli edhe për eksportin, ku tha se në 2023 ka pasur 101 milionë euro më pak eksport se në vitin 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera