Lajme

LDK pretendon se sekretari i saj në Podujevë u sulmua nga bashkëpunëtori i Bulliqit

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 15 September 2024

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, po pretendon se sekretari Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Në reagimin e degës së LDK-së thuhet se incidenti ka ndodhur pa ndonjë problem paraprak.

“Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, sipas njoftimeve të policisë, i njëjti është duke u trajtuar sipas procedurave të institucioneve të rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Sipas kësaj dege, pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.

“Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet ndër të tjera në reagim transmeton Klankosova.tv

Ndërkohë Klan Kosova nga burimet e veta ka kuptuat se personi i dyshuar është Rinor Hajrullahu.

Ndryshe, para disa ditësh ka pasur edhe një përplasje në këtë komunë mes dy partive, VV-LDK, konkretisht mes kryetarit të komunës Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera