Lajme

LDK e AAK akuzojnë qeverinë se ka dështuar me strategjitë e saj për parandalimin e ikjeve të profesionistëve shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 28 January 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vlerësojnë që shteti është duke dështuar që ti mbaj në Kosovë profesionistët shëndetësore.

Sipas tyre, nëse Qeveria e Ministria e Shëndetësisë e nuk ndërmarrin hapa duke hartuar plane e strategji për ti joshur ata që të qëndrojnë në Kosovë, numri i profesionistëve shëndetësor që do ta lëshojnë vendin do të jete shumë i madh.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ikja e profesionistëve shëndetësor është një fatkeqësi e madhe që është duke e goditur vendin, e që sipas tij, është duke ‘lënduar” sektorin publik shëndetësor dhe atë privat.

-Advertisement-

“Nëse nuk ka një planë, nëse nuk ka një strategji për ti mbajtur edhe për ti joshur në kuptimin edhe funksional, por edhe material mjekët, profesionistet, specialistet, specializantet, mjekët e rijnë, atëherë ikja do të jetë në vazhdimësi. Kjo është fatkeqësi e madhe për sektorin publik shëndetësor, por e lëndon edhe atë privat, mbi të gjitha edhe kujdesin, e shërbimet që marrin qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Zemaj ka thënë se Qeveria e Ministria e Shëndetësisë janë duke dështuar me politikat e tyre sa i përket sektorit të shëndetësisë.

“Për fat të keq këto tri vitet e fundit kanë qenë shumë të lënduara edhe viti tash i katërt i kësaj qeverie dhe janari kemi informacione se akoma ka kërkesa për largim jashtë vendit. Ndërsa kërkesat për plotësimin e kushteve mbeten të njëjta dhe të pa implemtueshme nga Qeveria aktuale. Këtu është duke dështuar politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë aktuale”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se ende nuk kanë para një strategji të mirëfillte në drejtim të marrjes së hapave konkret lidhur me ndalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësor.

Ai tha se sipas të dhënave vetëm në vitin 2023 nga vendi janë larguar 150 mjek dhe se arsyet e largimit sipas tij, janë kushtet e punës dhe pagat e ulëta.

“Kjo e keqe Kosovën ka filluar ta godas që sa, praktikisht nga viti 2021 e këndej pra me pandeminë kur në mënyrë permanentë nga viti në vit shtohet numri i personelit mjekësor i cili lëshon vendin realisht nga viti 2021 e këndej. Nuk kemi pare ndonjë strategji të mirëfilltë e cila do të involvon shtetin tonë pra qeverinë Ministrin në drejtim të marrjes së hapave konkret lidhur me ndalimin e këtij procesi. E them këtë për shkak se ne e kem me të dhënat që vinë nga Oda Mjekëve ku rreth 150 mjek vetëm në vitin që e lamë pas, pra 2023 e kanë lëshuar Kosovën dhe në atë flet deklarim. Ata deklarojnë arsyet pse e tërheqin licencën ajo nënkupton që ne duhet të veprojmë në ato pika. Pra ata i kanë cek kryesisht dy arsyeje pse dalin, janë kushtet e punës dhe punësimi pra do të thotë në këto dy pika”, ka thënë ai.

Dereshaj ka thënë se largimi i profesionistëve shëndetësor është një keqe e madhe që i ka ndodhur vendit dhe se me liberalizimin e vizave, sipas tij, ekzistojnë gjasat që ata shumë më lehët gjënë punë dhe të largohen nga vendi.

“Neve na nevojitet gjithsesi të kemi implementim të drejtpërdrejt involvim të shoqërisë, të Ministrisë të qeverisë në atë mënyrë që të ndalim këtë të keqe. Është e keqe e madhe dhe kjo pas liberalizimit vërtet ekzistojnë gjasat shumë reale që më lehte të gjejnë kontaktin punësimin ma lehtë të kenë qasje në institucione qofshin ato shëndetësorë ose arsimore në perëndim dhe pjesa e mirë dhe pjesa ë e ngritur ose e përzgjedhur e mjekëve dhe studentëve tanë ta lejnë vendin”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera