Latifi për propozimin e Muratit 100 eurot: Më mirë po ia vëmë dryrin Komunës
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 30 January 2023
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur kundër idesë se ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me faljen e 100 eurove të para të shumës së përgjithshme të tatimit në pronë. Ministri propozoi që atë që kanë tatim në pronë 200 euro, 100 euro t’iu falet, ndërsa 100 mbetet për pagesë, ndërsa për ata që kanë tatim në vlerë deri në 100 euro, iu falet plotësisht.
Mirëpo, Latifi tha se me këtë ide më mirë t’ia vënë dryrin komunës, pasi në Rahovec i bie që të mos paguajnë tatim rreth 90% e qytetarëve.
Ai tha se tatimi në pronë janë të hyrat më të rëndësishme për komunën, prandaj nuk kanë se si t’i kompensojnë mungesën e këtyre të ardhurave, pavarësisht se pranoi që faturat e reja janë shumë të larta.
Latifi, që iu drejtua këshilltarëve komunalë në Asamble, tha se është e drejtë ligjore e Ministrisë së Financave, të bëjë rivlerësimin e pronës, por për arsye socio-ekonomike, duhet ta shtyjë vendimin për rivlerësim të pronës.
“Nuk jam ithtar i këtyre ideve që do ta na prekte shumë keq nëse deri në 100 euro mund t’i falësh siç po diskutohet. Kuvendet e Komunave nuk falin tatim në pronë, falin taksa në qira, ndryshojnë, krijojnë, por tatimi në pronë është obligativ se edhe ligji nuk e lejon. Në qoftë se shkohet me falje qysh po flitet atëherë 85% deri 90% nuk paguajnë hiç sepse nuk kanë arsye të paguajnë sepse nuk iu bie të paguajnë, atëherë ne veç tregoni a ia qesim dryrin Komunës së Rahovecit sepse s’ka më. Të hyrat kryesore janë të hyrat e tatimit në pronë”, deklaroi Latifi.
Ai tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje, pasi faturat aktuale janë të larta por nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të falë tatimin, atëherë duhet të tregojë se si do të kompensohen mjetet e planifikuara nga tatimi në pronë për buxhetet e Komunave.
“Të shfuqizohet ky vendim, ose të shtyhet për një kohë, apo të adresohet një ndryshim-plotësim i ligjit për tatim në pronë, përndryshe nuk jam për falje, jo se nuk i dua qytetarët, i duam të gjithë, por politikë nuk jemi duke bërë, por nuk jemi të gatshëm ta marrim drynin t’ia vëmë Komunës. Por në qoftë se 85% deri 90% nuk i bie të paguajnë, t’ju falet, vetëm le të tregojë se ku do t’i marrim këto të hyra, se janë të hyra vetenake dhe e hyra kryesore është tatimi në pronë, jo vetëm në komuën tonë, por në të gjitha komunat e Republikës sipas legjislacionit në fuqi”, vijoi Latifi.
Latifi tha se Komuna e Rahovecit për tri vite rresht nuk e ka rritur normën e tatimit në pronë, duke e mbajtur në nivelet më të ulëta që e lejon ligji.
Kryetari i Rahovecit tha se faturat e këtij viti me rritje, rrezikojnë që të ulin numrin e qytetarëve që do të paguajnë tatimin, prandaj po presin që kjo çështje të ngrihet nga niveli qendror dhe të gjendet një zgjidhje edhe përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Do të punojmë që të ndërpritet ky proces për shkak të gjendjes socio-ekonomike dhe e ftojmë qeverinë të reflektojë… 45:51 Më fal qysh me fal sepse si bie të pagojë askush në komunën tonë, sidomos në fshatra, të zbatojmë vendimin aktual (faturat me rritje), që jemi të obliguar të zbatojmë vendimet e qeverisë, atëherë njerëzit pakësohen, shumë më pak do të paguajnë, tatimi në pronë është obligativ, jemi të detyruar të ndjekim procedura përmbarimore dhe goditja për qytetarët është e rëndë”, tha Latifi.
Faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, kanë shqetësuar qytetarët pasi ato janë rritur ndjeshëm pas rivlerësimit të pronës nga ana e Ministrisë së Financave. Ky debat ka bërë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare të përplasen për mënyrën se si duhet të dilet nga kjo situatë pa e rënduar xhepin e qytetarit.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...