Lajme

Latifi: Në 100 vjetët e fundit shqiptarët kanë vrarë shqiptarë për llogari të të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 19 January 2023

Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se pas vrasjeve politike të figurave të rëndësishme shqiptare, kanë qëndruar si doras vetë shqiptarët, por sipas tij, për llogari të të tjerëve.

Duke folur në emisionin Pressing, Latifi ka thënë se shqiptarët janë përdorur nga shërbimet armike, për vrasjen e figurave me peshë.

“Pas marrëzisë shqiptare, gjithmonë ka qëndur një shërbim. 100 vjetët e fundit, prej kur është vra Haxhi Zeka, në 100 vjetët e fundit, u kanë dikush, dikush ka qëndru. Gjithmonë janë zgjedh shqiptarët”, ka thënë ai në emisionin Pressing të T7.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Haxhi Zeka, Hasan Prishtina e Shtjefën Gjeqovi u vranë nga shqiptarët.

“Haxhi Zekën e ka vra një shqiptar, por për llogari të dikujt tjetër. Hasan Prishtinën e ka vra një shqiptar, Shtjefën Gjeqovin e kanë vra shqiptarët për llogari të pushtetit”, ka thënë Latifi gjatë emisionit.

Në emisionin Pressing është duke u zhvilluar debati lidhur me atentatet ndër vite që janë përgatitur ndaj liderëve politikë, nisur nga raportimet gjatë ditës së djeshme se një atentat po përgatitej ndaj drejtuesve të LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera