Lajme

Largohet nga Njësia Speciale ROSU i vetmi pjesëtar serb

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 06 November 2022

Zoran Petroviq, i vetmi serb nga veriu i Kosovës që punonte në Njësinë Speciale të Kosovës “ROSU”, e la atë punë sot. Siç thotë ai, vendosi të qëndrojë pranë njerëzve të tij.

Petroviq tha për Kosova Online se, duke parë ngjarjet në veri të Kosovës në ditët e fundit, sot vendosi të japë dorëheqje dhe t’i informojë personalisht eprorët e tij se nuk do të punojë më në njësinë speciale.

“Doja ta bëja punën time me nder dhe sipas ligjit, por dita-ditës e pashë që duhej të punoja kundër popullit tim. Prandaj vendosa të largohem nga njësia speciale dhe të qëndroj pranë njerëzve të mi në veri të Kosovës”, tha Petroviq.

-Advertisement-

Të gjithë policët serbë në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme kanë braktisur punën e tyre dhe atyre iu janë bashkuar punëtorët që kanë punuar në vendkalimet kufitare./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera