Largimi i gazetares Sejda nga RTK, reagon AGK-ja: Erdhi si pasojë e presionit politik
Autori: Gazeta inFokus
16:19 | 30 June 2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur keqardhje për largimin e gazetares Arlinda Sejda nga Radio Televizioni i Kosovës.
AGK, përmes një reagimi publik thotë se largimi i saj lidhjet me presionin e vazhdueshëm politik në RTK.
“AGK-ja shpreh keqardhje për largimin e Sejdës nga RTK dhe e sheh këtë akt si konfirmim të kapjes së këtij institucioni nga menaxhmenti i lidhur drejtpërdrejt me Qeverinë dhe partinë politike në pushtet, Vetëvendosje. Largimi i Sejdës dhe largimi i emisioneve të disa gazetarëve e redaktorëve ndodhin si pasojë e politikave menaxhuese që ndëshkojnë dhe përndjekin këdo që synon t’i respektojë parimet themelore të etikës së profesionit”, thuhet në njoftim.
Sipas AGK-së, RTK-ja “është shndërruar tash e një kohë në makinë propaganduese të Vetëvendosjes nëpërmjet politikave redaktuese që censurojnë zërat kritikë brenda dhe jashtë mediumit”.
“Rënia e lirisë së medias në Kosovë, siç dokumentohet edhe në raporte ndërkombëtare, lidhet edhe me kontrollin politik dhe financiar të RTK-së nga Qeveria e zotit Kurti. AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetaren Sejda dhe me të gjithë gazetarët e redaktorët e Transmetuesit Publik që vazhdojnë rezistencën brenda RTK-së. AGK-ja e fton Qeverinë e Kosovës dhe Vetëvendosjen që ta ndalin presionin politik dhe financiar ndaj RTK-së”. “AGK-ja gjithashtu e fton Bordin e RTK-së që të mos qëndrojë indiferent dhe të kërkojë llogari nga Menaxhmenti, duke u përkujdesur që të mos ketë përndjekje ndaj gazetarëve dhe që raportimi të kthehet në shërbim të interesit publik, e jo të një partie politike”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...
-
Tragjedi në Ferizaj, vdes një fëmijë dyvjeçar pasi dërgohet në Emergjencë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndë...
-
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-sëShare Button Gaze...
-
Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës
Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës.Sipas nj...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Tetë komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje, në rend dite edhe buxheti 2027
Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje,...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Tenderi 19 milionësh për Stadiumin e Pejës: Projekti u riplanifikua për 6.5 milionë euro më pak në 2026, në projektbuxhetin 2027 nuk figuron fare – OSHP-ja anuloi vendimin e Ministrisë
Ndryshime milionëshe në planifikimet buxhetore, tenderë të përsëritur, anulim...
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensi...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...


































