Auto&Tech

Land Rover zbulon detaje të super-modelit Defender

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 20 October 2017

Vitin e kaluar, Land Rover e ka lansuar modelin e fundit të modelit Defender dhe pa humbur kohë, kompania britanike ka njoftuar se makina e re nga kjo linjë e prodhimit, vjen gjatë vitit që vjen dhe pritet të ketë dallime të dukshme.

Pjesa e jashtme do të jetë nga i njëjti material me bazë alumini, ndërsa do të ketë pjesën e përparme, anësore dhe tavanin shumë më të rrafshët.

Nuk janë bërë të ditura detajet, por thuhet se kjo makinë për të gjitha terrenet do të ketë drita LED shumë të fuqishme.

-Advertisement-

Mundësitë e manovrimit sa më të lehtë dhe niveli i lartë i teknologjisë, pritet të dominojnë në këtë veturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera