Fun & Video

Lajmi i shumëpritur, del në treg makina fluturuese (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 29 September 2018

Nga muaji i ardhshëm në tregun botëror pritet të dalë makina fluturuese. Ende pa përfunduar prodhimi i tyre, janë bërë disa porosi për blerjen e mjetit fluturues dhe individual gjithashtu.

Dy automjetet e para hibride-elektrike me dy ulëse, që mund të kalojnë në modele fluturuese në më pak se një minutë, do të jenë të gatshme të blihen që nga muaji i ardhshëm.

Sipas prodhuesit të tyre Terrafugiua, që i përket kompanisë simotër të Volvos, vetura mund të fluturojë deri në 640km, me një shpejtësi maksimale prej 160km/h.

-Advertisement-

Çmimi i veturës nuk është përcaktuar ende, por shitjet e para të modeleve pritet të fillojnë në tetor, thuhet sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera