Lajme

LAJMI I FUNDIT: Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 01 November 2022

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në fshatin Novosellë të Pejës ku si pasojë një person është therur me thikë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e  Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se një person është lënduar nga thika dhe i njëjti më pas është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, derisa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari

-Advertisement-

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se në fshatin Novosellë-Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike, njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, aty është kuptuar se një person si pasoj e përleshjës është lenduar nga mjeti i mpreht (thikë), i lenduari është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njejti gjindet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë Rugova për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera