LAJMI I FUNDIT: Qeveria dyfishon ndihmat, edhe 100 euro shtesë për këto kategori
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 01 June 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria që ai udhëheq ka ndarë mbi 6 milionë euro për përfituesit e skemave sociale në vend.
Këtë e bëri të ditur vet Kurti në mbledhjen e 81-të të qeverisë, ku tha se kjo kategori, ndonëse është goditur nga rritja e çmimeve, problemi i tyre nuk zgjidhet duke e rrënuar sistemin pensional të vendit, duke iu referuar mundësisë për tërheqje të mjeteve nga TRUST-i.
“Andaj, kemi vendosur që atyre t’ua dyfishojmë ndihmat e ofruara nga buxheti aktual për dy muaj rresht dhe për këtë kemi ndarë mbi 6 milionë euro, pasi që të njëjtet përfitme i kemi rritur për 30% për periudhë të pacaktuar”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se në ndihmë u kanë dalur edhe pensionistëve, ku tha se këtë kategori do ta mbështesin në shumën prej 100 euro.
“Pensionistët janë po ashtu janë goditur nga lëvizjet e çmimeve. Ne mendojmë se situata e afërsisht 400 mijë përfituesve këtu nuk adresohet përmes rrënimit të sistemit pensional të vendit, meqë këta individë janë të pensionuar, andaj përgjigjen e kemi gjetur në mbështetjen e përkohshme prej 100 euro për secilin prej tyre, pasi që tashmë i kemi rritur pensionet bazë për 11%, duke u siguruar që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro”, është shprehur Kurti.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...