Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Autori: Ermirë Berisha 10:20 | 06 August 2022

Një burrë i moshës 36-vjeçare është gjendur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personi kishte pasur probleme shëndetësore dhe policia tashmë kanë nisur hetimet.

-Advertisement-

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera