Sport

LAJMI I FUNDIT: Mësohet se sa javë do të mungoj Benjamin Kololli

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 15 December 2020

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, është lënduar të dielën, në takimin që Zurichu e fitoi ndaj Luganos me rezultat 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Kololli pësoi një dëmtim në minutën e 35’ dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës.

Pas ekzaminimeve të para është mësuar se ai nuk do të jetë gati për disa javë.

-Advertisement-

Kështu ka bërë të ditur klubi i Zurichit përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në twitter.

“Në ndeshjen si mysafirë kundër FC Lugano, Benjamin Kollolli do të mungojë shkaku i një lëndimi muskulor dhe do të jetë jashtë për disa javë shkaku i këtij lëndimi”, thuhet në këtë postim. Shërim të shpejt, Benji!”, thuhet në komunikatën e klubit zviceran.

Benjamin Kololli po kalonte në formë fantastike këtë edicion me Zurichin, ku ka realizuar 4 gola dhe 1 asistim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera