Sport

LAJMI I FUNDIT: Dy yjet e kombëtares së Kosovës janë përleshur sipas gazetarit të mirënjohur kosovar

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 15 October 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll e humbi shansin e artë që të kualifikohej për Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’, pasi u mposhtë nga Maqedonia Veriore me rezultat 2-1, në Play-Offin e Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ me pas u mposhten edhe nga Sllovenina me rezultat minimal 1-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kosova mbrëmë luaji edhe kundër Greqisë, ku barazoi pa gola 0-0.

-Advertisement-

Për takimin ndaj grekëve munguan edhe Edon Zhegrova e Valon Berisha.

Arsyeja e mungesës së tyre u tha se ishin problemet shëndetësore, mirëpo një gjë e tillë po del te jetë e pavërtetë sipas gazetarit të mirënjohur kosovar, Agim Kasapollit.

Kasapolli ka thënë se Zhegrova dhe Berisha kanë pasur një përleshje para nisjes në Athinë, duke qenë kjo arsyeja pse ata nuk luajtën ndaj Greqisë.

“Kam dëgjuar se së fundmi kanë pasur një përleshje dyshja Berisha dhe Zhegrova, andaj për këtë arsye nuk luajtën në Athinë”, deklaroi ai në “T7”.

“Gjërat duhet ndryshuar, nuk është mirë. Edhe trajneri Challandes dikë e dënoi, e dikë jo tani”, shtoi ai./Gazeta inFokus/

 

Kasapolli: Dyshja e Kosovës u përleshën mes vete, andaj nuk u paraqitën ndaj Greqisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera