Sport

LAJMI I FUNDIT: Drenica zyrtarizon trajnerin e ri

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 25 October 2020

Klubi i Drenicës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devollin.

Ai nesër do të prezantohen në ambientet e klubit nga Skenderaj dhe me pas do të marr drejtimin e skuadrës për arritjen e objektivave.

-Advertisement-

Devolli më parë ka drejtuar skuadrën e KEK-ut nga Obiliqi, ndërsa në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat si Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.

42 vjeçari e ka zëvendësuar Fadil Ramën, i cili pas humbjes së djeshme nga Drita dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të rezultateve jo të mirë në këtë fillim sezoni në Superligë.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Drenicës për trajnerin e ri, Bledar Devolli./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera