Sport

Lajmi i fundit nga FIFA, hetimi ndaj Lichsteiner për shqiponjën

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 25 June 2018

Sipas gazetarit të BBC, Richard Conway, FIFA do të procedojë edhe ish-mbrojtësin e Juventusit dhe ky vendim është marrë pasditen e ditës së sotme.

Lojtari më i ri i Arsenalit dhe kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Stefan Lichtsteiner, do t’i bashkohet hetimit që po bëhet ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit nga FIFA, për mënyrën e festimit pas shënimit të golave në ndeshjen kundër Serbisë.

Sipas gazetarit të BBC, Richard Conway, FIFA do të procedojë edhe ish-mbrojtësin e Juventusit dhe ky vendim është marrë pasditen e ditës së sotme.

-Advertisement-

Njoftimi i FIFA-s vijon gjithashtu me hapjen e hetimit për Presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisha Kokeza, dhe trajnerin e Kombëtares serbe, Mlladen Krstajic, në mbyllje të ndeshjes në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera