Lajme

Lajmërohet zotëriu i parë Prindon Sadriu, arsyeton mostakimin e Osmanit me Blinken në Mynih

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 20 February 2023

Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, ka reaguar ndaj kritikave, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk i takoi Vjosa Osmanin e Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sadriu duke u arsyetuar për mungesën e këtij takimi, është lavdëruar më takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.

Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, ka reaguar ndaj kritikave, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk i takoi Vjosa Osmanin e Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

-Advertisement-

Nëpërmjet një lajmi të vitit të kaluar dhe një mbishkrimi, Sadriu ka rikthyer arkivën në mungesë të takimeve që nuk ndodhën dje.

Ai është shprehur i lumtur më takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.

Sipas tij, pritje të tillë si ajo e vitit të kaluar nuk pa pasur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ndonjë prej liderëve të tjerë të rajonit.

“Pritja protokollare ne DASH vitin e kaluar. Nje pritje të tillë nuk e ka patur as Vuqici e as shumica e lidereve politik ne rajon. SHBA-te e kane theksuar vet se raportet ndershteterore me Kosoven asnjehere nuk kane qene me te forta se tani.” ka shkruar Sadriu.

This image has an empty alt attribute; its file name is Capture-67.png
Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në Mynih e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka pasur “një bisedë produktive”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera