Lajme

Lajm i rëndësishëm për këto lagje të Prishtinës

Autori: Ermirë Berisha 16:23 | 05 July 2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën nuk do të ketë ujë nga ora 09:00 deri në orën 13:00, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë interval kohor pa ujë do të mbesin “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi.

Kjo ndalje e ujit do të bëhet për shkak të kërkesës së KEDS-it, i cili ka planifikuar punime në zgjerimin e rrjetit elektrik.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 5 korrik – Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00.

Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”.Ju falënderojmë për mirëkuptim!./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera