Sport

Lajm i keq për Amir Rrahmanin, ky mbrojtës po transferohet te Napoli

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 03 January 2022

Amir Rrahmanit pritet ti shtohet konkurrenca në fazën e mbrojtës te skuadra e Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe është afër huazimit te napolitanët për pjesën e mbetur të sezonit.

Tuanzebe është produkt i ‘Djajve të Kuq’, kurse aktualisht është i huazuar te skuadra e Aston Villas.

-Advertisement-

24-vjeçari nuk pritet të vazhdoj huazimin me ekipin e drejtuar nga Steven Gerrard për shkak të minutazhes dhe transferimi i tij në Napolit thuhet se është punë e kryer.

Axel Tuanzebe iu bashkua Manchester Unitedit në moshën tetë vjeçare dhe ka bërë 37 paraqitje për ekipin e parë që nga debutimi në vitin 2017./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera