Sport

Lajm i bujshëm nga Anglia | Behxhet Pacolli i interesuar ta blejë Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 01 December 2022

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer.

Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”.

Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.

-Advertisement-

“Football Transfers” ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, derisa Pacolli u përgjigj “në rregull”.

Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester Unitedin pas gati 18 vitesh pronësi.

Sipas “The Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë eurosh./ GEX/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera