Lajme

Lajçaku i prerë: S’do të ketë marrëveshje pa Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 15 October 2020

Emisari Special i BE-së Miroslav Lajçak, për dialogun Kosovë-Serbi,  ka mbajtur  një konferencë shtypi, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë. Ai ka qenë i prerë në deklaratat e tij, duke thënë se Asociacioni… duhet të themelohet, sepse pa të nuk do të ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

 

 

-Advertisement-

“Kur kërkon diçka duhet të jesh i gatshëm edhe të japësh diçka. S’do të ketë marrëveshje pa asociacionin”, tha midis tjerash Lajcaku.

Nga ana tjetër ai theksoi se ka marrë zotimin nga krerët e vendit,  se çështja e asociacionit është punë e kryer dhe ata do të respektojnë vendimet e 2013-s dhe 2015-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera