Lajçak: Jemi dy fjalë afër ose larg marrëveshjes, 99.5% e tekstit është dakorduar
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 19 July 2022
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se çështja për personat e zhdukur e të dyja vendeve është shumë afër dhe larg marrëveshjes, duke shtuar se 99.5 për qind e tekstit të marrëveshjes është dakorduar.
Lajçak thotë se tani duhet vetëm vullnet politik për arritjen e kësaj marrëveshje, e që sipas tij, do të sjellë pozitivitet tek njerëzit.
“Por, duam të sigurohemi që takimi të prodhojë diçka pozitive për njerëzit, më logjike e me e dukshme do të ishte një rezultat pozitiv i takimit do të ishte marrëveshja për personat e zhdukur sepse kjo është një çështje aq e dhimbshme, po aq e dhimbshme për familjarët e personave të zhdukur në Kosovë e në Serbi. Ne jemi duke punuar për këtë në veçanti. Ne jemi dy fjalë afër apo dy fjalë larg marrëveshjes dhe ne do të kemi konsultime edhe në ditët në vijim për këtë. 99.5 për qind e teksti është dakorduar dhe tani duhet vetëm vullnet politik”, tha Lajcak në rtk.
Sipas tij, takimi mes dy liderëve, Kurtit dhe Vuçiq nuk duhet të vonohet, ky takim duhet të ndodh më së largu deri në fillim të shtatorit.
“Është gjithmonë e ndërlikuar të luash me takime. Kur isha në Prishtinë thash se unë këtë e pres para pushimeve verore, por jeta ndonjëherë ndryshon planet tona. Por definitivisht nuk do të humbas kohën time e të punoj për takimin e radhës pa vonesë. Qoftë fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit. Nuk shoh asnjë arsye për të pritur përtej kësaj”, tha ai, sipas përkthimit të transmetuesit publik.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...