Lajme

Lajçak bisedon me Mustafën për procesin e dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 15 May 2020

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një bisedë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajçak ka falënderuar Mustafën për siç ka thënë ai bisedën konstruktive për situatën politike dhe pandeminë COVID-19.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, gjendjen me COVID-19 dhe pritjet për të ardhmen e Kosovës.

-Advertisement-

U pajtuam për përparësinë e rifillimit të dialogut që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin e përparimit në rrugën e tyre evropiane”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë të ngjashme edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera