Zgjedhjet 2021

Lahi Brahimaj: Gjakova ua mbylli gojën atyre që thonin se Aleanca po zvogëlohet

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 07 February 2021

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka qëndruar në Gjakovë ku së bashku me kandidatin për President, Ramush Haradinaj kanë marrë përkrahje të madhe.

Brahimaj ka shkruar se ky tubim ua ka mbyllur gojën të gjithë atyre që thonin se Aleanca po zvogëlohet.

“Gjakova sot ua mbylli gojën gjithë atyre që thonin Aleanca po zvogëlohet. Sot u dëshmua e kunderta, Aleanca po rritet, Ramushi sot mori mesazhin e qartë që të bëhet gati për president. Faleminderit Gjakovë, vendi i kulturës dhe traditës!”, ka shkruar Brahimaj.

-Advertisement-

Gjakova sot ua mbylli gojën gjithë atyre që thonin Aleanca po zvogëlohet. Sot u dëshmua e kunderta, Aleanca po rritet,…

Posted by Lahi Brahimaj on Sunday, February 7, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera