Laboratori i Verërave në Rahovec, matës i cilësisë së verës kosovare

Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 03 October 2019
Cilësia e verërave të Kosovës po pëlqehet nga konsumatorët brenda dhe jashtë vendit. Vlera dhe shija e tyre po matet në laboratorin e verërave në Rahovec. Laboratori është i akredituar në bazë të standardit 17025 që nga viti 2014.
“Në laborator bëhet testimi i verërave, si për eksport edhe për import të verës. Në laborator vinë mostrat, shifrohen dhe në laborator më pas testohet vera. Në bazë të parametrave fiziko-kimik të verës, lëshohet certifikata për eksport ose import të verës”, tregon Selami Vuçitërna, menaxher i laboratorit.
Në këto anë punohet me shumë përkushtim nga vreshtarët rahovecianë.
Njëri nga ta është edhe Hilmi Daka, i cili merret me kultivimin e rrushit tash e katër dekada.
“Unë tani edhe pajisjet i kom të përsosura edhe jam i kënaqur me rendimentet. Këtë vit i kam katër hektarë me vreshta dhe jam tejet i kënaqur edhe me sasinë e edhe me cilësinë”, tregon Daka. Ky vreshtarë nuk i fshehë edhe fitimet që sjell vreshtaria.
“Shumë jemi të kënaqur. Me këto vreshta çka i kemi e çka na kanë lënë të parët mbajmë familje, shkollojmë fëmijë dhe kryejmë gjitha obligimet”, thotë Daka.
Por, ky ka një brengë. Sipas tij të rinjtë nuk po shprehin interesim të madh për vazhdimin e traditës në vreshtari.
“Krejt kanë llogari të merren me kultivimin e rrushit. Por, kjo rini nuk dëshiron të niset, si ne që jemi në moshë. Ata po kërkojnë vetëm ku është me lehtë të fitojnë”, thotë Daka.
Ky vreshtarë i vjetër ka frikë se në tokat e Rahovecit pas disa viteve mund të mos ketë vreshta. Që kjo mos të ndodh, po kujdeset Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Nga viti 2010 MBPZHR-ja ka mbështetur fermerët vreshtarë dhe kompanitë prodhuese të verës me mbi 20 milionë euro.
Fermerët vreshtarë mbështeten për mbjelljen e vreshtave të reja me grante 60% nga MBPZHR dhe me 40% nga fermeri. Gjithashtu vreshtarët subvencionohen në baza vjetore me nga 1000 euro për hektarë në emër të mirëmbajtjes së vreshtave.
Mbështetje ministria jep edhe për prodhuesit e verërave.
Kompanitë prodhuese të verës mbështeten me grante 50% me 50%. Gjithashtu kompanitë prodhuese mbështeten edhe me 0.04 cent për litër verë të prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...