Sport

La fushën e lojës me barrelë, konfirmohet dëmtimi i rëndë. Rrahmani duhet të operohet!

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 13 October 2023

Kosova fitoi me shifrat 0-3 në transfertë ndaj Andorrës në Grupin I të kualifikueseve për Euro 2024. Dardanët ishin autorë të një paraqitje pozitive, teksa festën dhe atmosferën e prish vetëm dëmtimi i Albion Rrahmanit. Sulmuesi la fushën e lojës në minutën e 66 ndërsa u kuptua se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë pasi lojtari që aktivizohet me Dinamo Bukureshtin në Rumani, doli vetëm me ndihmën e barrelës.

Pas kryerjes së analizave, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Rrahmani ka pësuar një frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe se duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Reagimi nga Federata e Futbollit të Kosovës:

-Advertisement-

Në ndeshjen e mbrëmshme Andorrë – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sulmuesi ynë Albion Rrahmani ka pësuar lëndim, me ç’rast menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella. Pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë qenë të prekur nga lëndimi i Albionit, por presin që ai ta kalojë sa më shpejtë periudhën e rehabilimit dhe të kthehet edhe më fuqishëm për ta treguar talentin e tij në skenën ndërkombëtare.

FFK është e përkushtuar që të kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e Albionit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me klubin e tij Rapid Bukuresht dhe ekspertët mjekësorë për të siguruar që operacioni dhe rehabilitimi i tij të jetë sa më i suksesshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera