Kulturë

“La Casa de Papel” fillon në shtator

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 May 2021

“Netflix” ka konfirmuar datat e publikimeve të sezonit të pestë, të serialit të shumë kërkuar “La Casa de Papel”.

Pjesa e pestë e serialit, do të jetë shfaqja e fundit e historisë së serialit.

Sezoni do të jetë i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë e episodeve “Money Heist” do të shfaqet me tre shtator 2021.

-Advertisement-

Ndërkaq, vëllimi i dytë i episodeve të këtij sezoni do të jetë në dispozicion të publikut nga data tre dhjetor të këtij viti.

Secila pjesë do të përfshijë pesë episode, duke plotësuar një hark dhjetë orësh, për të përfunduar historia e serialit siç tregohet nga narratori dhe protagonisti i saj Tokyo.

“Kur filluam të shkruajmë sezonin e pestë në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni dhjetë episodesh, dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje sezoni”, u shpreh krijuesi i serialit Álex Pina.

“Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv, në vëllimin e dytë, ne përqendrohemi më shumë në situatën emocionale të personazheve, është një udhëtim nëpër hartën e tyre sentimentale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre”.

“Netflix” ka publikuar trailer-in e serialit.

Pjesa e pestë e “Money Heist” paraqet një ekip mahnitës të super yjeve spanjollë që kthehen në shfaqje, të udhëhequr nga Úrsula Coberó, Álvaro Morte, Itziar Ituño, Pedro Alonso, Miguel Herrán, Jaime Lorente, Esther Acebo, Enrique Arce, Darko Peric, Hovik Keuchkerian, Luka Peros, Belén Cuesta, Fernando Cayo, Rodrigo de la Serna, Najwa Nimri dhe José Manuel Poga.

Seriali u filmua në Madrid, Spanjë, pjesë të rëndësishme të sezonit tre dhe katër u filmuan, dhe në Panama, Tajlandë dhe Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera