Rozë

Kylie Jenner merr vendimin e papritur

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 08 January 2021

Vendimi i fundit i Kylie Jenner mund të shkaktojë reagime të shumta.

Kylie Jenner e filloi vitin 2021 me disa ndryshime, fillimisht në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Sipërmarrësja, e cila ndiqet nga 208 milionë persona, vendosi që t’i largojë pothuajse të gjithë personat që ndiqte.

-Advertisement-

Deri tani, ajo numëron vetëm 33 persona që ndjek, duke larguar kështu shumë miq e persona të afërt.

Kylie vendosi të mbajë në listën e ndjekësve vetëm familjen e ngushtë, shoqen Anastasia Karanikolaou si dhe faqet e brendit të saj.

Nuk dihet arsyeja që e çoi Kylien në këtë vendim, por duket se do të shkaktojë reagime nga emra të njohur që i ndiqte më parë.

Ndryshe, në postimet e vazhdueshme që bën në rrjete sociale, Kylie pasqyron jetën luksoze që e bën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera