Fun & Video

Ky fëmijë është vërtet me fat! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 04 March 2019

Një i mitur i ka shpëtuar një përplasjeje vdekjeprurëse të mundshme nga një automjet, ndërsa po kalonte me vrap nga njëri krah i rrugës tek tjetri.

Ishte një lëvizje e shpejtë e shoferit të makinës në momentin e fundit që i shpëtoi jetën të miturit. Incidenti ndodhi në një rrugë në qytetin Kurchaloy të Çeçenisë, rreth 45 km në lindje të Grozny-t.

Në video shihet djali i vogël që hyn në rrugë dhe tenton ta kalojë me vrap. Por në atë moment vjen një makinë me shpejtësi që për pak sekonda mund ta kishte përplasur.

-Advertisement-

Kur djali ktheu kokën ‘vdekja i kaloi para syve’. Ishte shoferi automjetit që shmangi përplasjen me vogëlushin duke devijuar makinën vetëm pak milimetra larg fëmijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera