Lajme

Ky është personi që mbeti i vrarë në Volljakë të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 28 April 2022

Nga të shtëna me armë zjarri në parkingun e një restoranti në Volljakë të Klinës ka mbetur i vrarë një person, kurse dy të tjerë kanë marrë plagë me armë zjarri.

Rasti është konfirmuar nga edhe nga policia por edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus nga burimet e veta mëson se viktima është Fazli Hoxha nga fshati Gulluboc, kurse dy të plagosurit janë vëllezërit e tij.

-Advertisement-

Sipas burimeve të Gazetës Infokus, bëhet e ditur se kjo familje ka bërë jetë luksoze falë vëllezërve të viktimës që kanë ndërtuar jetë të mirë falë punës në botën e jashtme, ndërkohë që i ndjeri ka qenë i diplomuar në fakultet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera