Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 29 May 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtrua ruse ka humbur përafërsisht 30 mijë e 150 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rusët në këtë luftë kanë humbur edhe 3270 automjete të blinduara, 631 sisteme artilerie, 203 MLRS, 93 sisteme luftarake kundërajrore, 207 avionë, 174 helikopterë, 2240 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.

Nga Shtabi i Përgjithshëm po ashtu kanë njoftuar se forcat ruse kanë humbur edhe 13 varka ushtarake, 504 UAV taktike, 48 pajisje speciale ushtarake dhe 116 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot janë bërë 95 ditë që nga fillimi sulmeve të parë nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera