Ky është kryeministri i parë evropian që i shkon Putinit në Moskë pas fillimit të luftës
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 10 April 2022
Kancelari austriak Karl Nehammer tha se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të hënën në Moskë.
Kjo vjen pas një udhëtim të shtunën në Kiev, ku ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai thotë se Austria është neutrale ushtarakisht, por ka një qëndrim të qartë për agresionin rus në Ukrainë.
“Unë do të takoj Vladimir Putinin në Moskë nesër. Ne jemi ushtarakisht neutralë, por kemi një qëndrim të qartë për luftën e agresionit rus kundër Ukrainës. Ai duhet të ndalojë! Ajo ka nevojë për korridore humanitare, një armëpushim dhe hetim të plotë të krimeve të luftës”, shkroi ai.
Austria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe ka mbështetur sanksionet e bllokut 27-vendesh kundër Rusisë, megjithëse deri më tani ajo ka kundërshtuar ndërprerjen e furnizimeve të gazit rus. Vendi është ushtarakisht neutral dhe nuk është anëtar i NATO-s.
Ai do të jetë lideri i parë i një shteti të BE-së që viziton Rusinë prej fillimit të sulmit mbi Ukrainën më 20 shkurt të këtij viti.
Nehammer tha se ai po e bënte udhëtimin me iniciativën e tij dhe se ishte konsultuar me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian. Ai tha se ka informuar gjithashtu Zelenskyy dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkruan Uashington Post.
Të tjera
-
BQK nuk përmend ndëshkime, liston efektet që pati plani i zbatimit të rregullores që e heq dinarin
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar një listë të efekteve që thotë se i pat...
-
Dinari vazhdon të përdoret në veri, policia nuk ka marr urdhër për dënime, BQK tregon për efektet e planit
Edhe pse para dy ditësh ka mbaruar periudha transitore e Bankës Qendrore të K...
-
Kina dhe Franca do të bashkëpunojnë për restaurimin e katedrales “Notre Dame” të Parisit
Kina dhe Franca do të punojnë së bashku për restaurimin e katedrales "Notre D...
-
Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullorës paraqet vështirësi
Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për...
-
Vrit*t një polic në Fier, shkak një sherr i çastit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Baltëz të ...
-
Haradinaj: Serbia të pranojë përgjegjësinë për krimet makabre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ng...
-
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtegut të ri për në kalanë e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut...
-
AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeminist...
-
Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i K...
-
Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...