Sport

Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 10 September 2018

Është publikuar formacioni i mundshëm i Kosovës për sfidën e sotme kundër Ishujve Faroe e cila zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45, shkruan Gazeta inFokus.

“Dardanët” e nisën rrugëtimin në Ligën e Kombeve me një barazim ndaj Azerbajxhanit, ndërsa sonte qëllimi i vetëm është  arkëtimi i tre pikëve nga ky duel.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi që Kosova për herë të parë në një ndeshje për pikë luan në stadiumin me emrin e legjendës ‘Fadil Vokrri’.

-Advertisement-

Ky do të jetë një rast i mirë që ‘Dardanët’ ta arrijnë fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ky është formacioni i Kosovës kundër Azerbajxhanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera