“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit
Autori: Gazeta inFokus
19:07 | 22 May 2026
Arben Gega, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe konceptin e tyre për shtresën sociale dhe sektorin privat, shkruan Gazeta Infokus.
Gega këtë e ka theksuar në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ku tha se ministri i financave, edhe pse kapitalist në investime të veta si Tesla, nuk ka dhënë udhëzime reale për qytetarët, por ka folur për barazi sociale, duke zbatuar urdhrat e partisë dhe liderit.
Gega ka kritikuar shpërndarjen e njëqind eurove për shtresën sociale si një masë që ka shkaktuar dëm në sektorin privat, ku punëtorët humbasin rrogën e tyre të rregullt – deri në 700 apo 500 euro – për të marrë këtë përfitim.
“Po tash më nuk është me zbatu ata çka menojnë, me menduar me mendet vet, unë besoj që ka edhe në Lëvizjen Vetëvendosje njerëz të mënqur dhe të mirë. Për shembull, e ki ministrin e financave. Ai në ekonominë e vet është kapitalist, sepse del që ka investuar në Tesla… – ai nuk vjen me na kallxu neve se si duhet me investu nëpër aksione apo kompani. Ndryshe, po vjen e luan socialistin, këtu të flet për barazi sociale. Po ti aty e sheh, ai nuk po të flet, nuk po të flet vet, por është duke folur urdhrat se çfarë i ka marrë. Konceptin e partisë ai e zbatuan edhe të liderit të tyre. Përndryshe, ai di vetë që duhet të jetë kapitalist, të investojë, të blejë aksione dhe të ketë të ardhura vjetore. E pse populli jonë po do të jetë shtresë sociale, të marrë njëqind euro? Ka na qon kjo punë”, ka deklaruar Gega.
Ai ka përshkruar këtë si një lloj budallallëku që ka krijuar pasiguri dhe demotivim tek qytetarët, duke treguar se koncepti i Vetëvendosjes për shtetin nuk është që paratë të merren pa punuar.
“Kjo është mburrje me budallaki, sepse ka shkaktuar tash edhe te ne, te sektori privat, ku punëtorët që marrin njëqind euro sociale i ndërpresin kontratën e punës. Domethënë, i humb rrogën e tyre, shtatëqind euro, pesëqind euro rrogë të rregullt për të marrë qato socialë. Domethënë, këta kanë shkaktuar një lloj budallallëku që te njerëzit ka ndikuar për të krijuar pertaci më shumë, për të krijuar dëmeli më shumë, që njerëzit të mësojnë se shteti po jep, edhe pa punuar. Kjo nuk ka qenë koncepti ynë i shtetit; nuk ka qenë që pa punuar të marrë para.”, ka thënë tutje Gega.
Ndryshe Arben Gega garon për deputet me numrin 68 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























