Sport

Ky do të jetë transferimi i parë i Milanit në janar

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 10 October 2018

Mediet në Itali kanë zbuluar transferimin e parë të Milanit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas këtyre medieve, talenti i Flamengos, Lucas Paqueta, do t’i bashkohet skuadrës së Gennaro Gattusos me t’u hapur afati dimëror i transferimeve.

Lajmin së fundi e konfirmon edhe gazetari i njohur italian i transferimeve, Fabrizio Romane.

-Advertisement-

‘Rossonerët’ janë pajtuar t’i paguajnë deri në 30 milionë euro Flamengos për Paqueta.

Paqueta 21 vjeçar që paraqitet në rolin e mesfushorit, ka regjistruar 41 paraqitje për Flamengon, ku ka shënuar edhe dy gola.

Ai po ashtu ka edhe dy paraqitje për Kombëtaren e Brazilit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera