Lajme

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme pas arrestimeve në KEK

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 25 April 2023

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të mërkurën, shkruan Gazeta Infokus.

Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, ku do të ketë debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Seanca do të fillojë në ora 11:00.

-Advertisement-

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës të martën ka dorëzuar kërkese për mbajtjen e kësaj seance.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kërkesa është e mbështetur nga 40 deputetë.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera