Lajme

Kuvendi shqyrton Projektligjin e buxhetit të vitit 2023

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 15 December 2022

Pas adresimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sot do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, gjysmë ore më vonë do të ketë një seancë plenare.

Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ndryshe Projektligji i buxhetit të vitit 2023 së fundi është prezantuar në disa komuna të Kosovës, nga kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe ministra të tjerë, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Buxheti i vitit të ardhshëm është më i larti në historinë e Kosovës dhe do të jetë në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Buxheti që i dedikohet qeverisjes lokale dhe komunave planifikohet të rritet për rreth 100 milionë euro, nga 560 që ishte në vitin 2022 në 660 milionë euro për vitin 2023. Për Komunën e Prishtinës, buxheti i planifikuar për vitin 2023 është mbi 109 milionë euro.

Ndryshe Kuvendi ditë më parë ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera