Lajme

Kuvendi i Kosovës miraton një marrëveshje ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 28 July 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë miratuar një marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Infokus.

Bëhet fjalë për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).

Për këtë marrëveshje votuan 89 deputetë, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

-Advertisement-

Këtë projektligj para deputetëve e paraqiti zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputetëve iu rekomandoi miratimin e tij.

Edhe kryetarja e Komisionit Funksional për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi rekomandoi miratimin e këtij projektligji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera